“Nga Zvicra në Ksamil” – Shqiponjat që fluturojnë me zemër dhe motor

“Nga Zvicra në Ksamil” – Shqiponjat që fluturojnë me zemër dhe motor

Motoristët “SHQIPONJAT” / “Nga Zvicra në Ksamil” – Shqiponjat që Fluturojnë me Zemër dhe Motor – Nga MARINELA PASHAJ   “Çdo udhëtim është një udhëtim nëpër kohë”!   Klubi i Motoçikletave “Shqiponjat” është një grup motoçiklistësh të apasionuar që ndajnë dashurinë për atdheun, aventurën, lirinë dhe emocionin e rrugës së hapur. Ky grup, i cili vjen nga kantoni JU-Basel tashmë turneun drejt trojeve shqip-folëse e ka kthyer në një traditë, duke mbajtur gjallë misionin për të promovuar vlerat kulturore kombëtare. Klubi është një përzierje individualitetesh, me rreth 190 anëtarë nga të gjitha trojet shqiptare me mosha të ndryshme, të cilët ndajnë histori, tradita dhe përvoja, duke nxitur një kuptim dhe vlerësim më të thellë të trashëgimisë së pasur kulturore të Shqipërisë.     Turneu mori...