Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Doganat publikojnë librin jeshil
Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njoftoi se ka publikuar Librin Jeshil “Doganat 2024 dhe Prioritetet 2025”, në dy gjuhë: shqip dhe anglisht.Ky është viti i katërt i botimit të Librit Jeshil në formatin e një raporti vjetor, mbështetur në vizionin e Administratës Doganore për lehtësimin e tregtisë së ligjshme duke ruajtur ekuilibrin e duhur me analizën e riskut dhe kontrollet pas-zhdoganimit.Në fjalën hyrëse të librit, Drejtori Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli thekson se, viti 2024 ishte sfidues për Doganat Shqiptare, por sërish një vit i suksesshëm përtej realizimit të të ardhurave në rreth 2.3 miliardë euro, ose rreth 125 milionë euro më shumë se viti 2023.“Ky rezultat, shumë më tepër se sa për t’u kënaqur, vlen për të inkurajuar Administratën Doganore se punë më e...