SPAK zgjat hetimet për Ilir Metën, edhe gjashtë muaj për të siguruar prova të reja! Avokati: E paligjshme!

SPAK zgjat hetimet për Ilir Metën, edhe gjashtë muaj për të siguruar prova të reja! Avokati: E paligjshme!

Zgjaten hetimet me gjashtë muaj për Ilir Metën. Vendimi iu komunikua sot avokatit të ish- Presidentit të Republikës, Kujtim Cakrani, i cili pretendon se ky akt është në kundërshtim të plotë me ligjin. “Thonë se nuk janë mbledhur provat për të dhe e mbajnë në burg Presidentin e Republikës. Nuk janë mbledhur prova, nuk ka asnjë fakt pse mbahet dhe është absurde që presidenti qëndron në paraburgim. Presidentit i është komunikuar akuza, afati mbaron nesër, teksa SPAK e ka shtyrë me 6 muaj, erdha dhe më dhanë vendimin sot. Problemi qëndron pse mbahet presidenti ende në paraburgim, ai nuk është kundër hetimit dhe procesit, por pse mbahet?”, tha avokati. Mbajtjen në qeli të klientit të tij, Cakrani e konsideron inkuizicion, ndaj ekipi mbrojtës po përgatitet...