Berat/ Shisnin kanabis në doza, në pranga dy të rinj (Emrat)

Berat/ Shisnin kanabis në doza, në pranga dy të rinj (Emrat)

Dy të rinj nga qyteti i Beratit kanë rënë në prangat e uniformave blu pasi shisnin kanabis të ndarë në doza. Të arrestuarit janë identifikuar si Kliton Naçi dhe Njazi Abedini. Nga kontrollet e kryera 21-vjeçarit iu gjetën 330 doza kanabisi ndërsa 19-vjeçarit iu gjet me vete një sasi e kësaj lënde ndërsa në banesë, 2 thika. Ndërkohë gjatë këtyre kontrolleve blutë i gjetën babait të 21-vjeçarit disa fishekë luftarak Kanabisi, 2 thikat fishekët luftarak, 7 celularë dhe një makinë u sekuestrua si provë materiale. “Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Beratit, finalizoi operacionin “Orders”. Në kuadër të operacionit, Forca e Posaçme Operacionale dhe Forca e Posaçme “Shqiponja” arrestuan shtetasit K. N., 21 vjeç...