Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
34 milionë euro të shqiptarëve bëhen “rrush e kumbulla”, ja 70 tenderat sekretë që po gllabërojnë buxhetin e shtetit…
Në një nga abuzimet më të mëdha të viteve të fundit, 34 milionë euro nga taksat e qytetarëve shqiptarë janë shpërndarë përmes 70 tenderëve të dyshimtë vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025. Alarmante është se të gjithë këta tenderë mbajnë shenjën “RedFlag” – një paralajmërim për mungesë transparence dhe risk të lartë korrupsioni, sipas raportit të detajuar të “Open Data Albania”. Nga blerje mobiliesh për shkolla e deri te sigurimet e makinave të Gardës, qeveria ka lejuar që këto fonde të kalojnë në duar të pakta, pa garë reale dhe me procedura të dyshimta që duken si të porositura me qëllim favorizimi. Fituesit ofrojnë thuajse gjithmonë çmime identike me fondin limit, ndërsa shumë tenderë zhvillohen me vetëm një ofertues në garë. Në...