Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
11 Maji, Sako: Në Durrës synojmë 9 mandate, potencial i madh vota e diasporës
👁10314
Kryebashkiakja e Durrësit, njëkohësisht drejtuese politike e PS në të njëjtin qark, Emirjana Sako ka bërë me dije se Partia Socialiste synon të marrë 9 mandate në zgjedhjet e 11 majit, nga 14 që janë në total. E ftuar në studio e emisionit “Ngjarja Kryesore” në RTSH, Sako tha se për të arritur 9 mandate në qarkun e Durrësit, nevojitet që PS të marrë 18 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021, kur në këtë qark ishte në listën e kandidatëve për deputetë edhe kryeministri Edi Rama. Për të arritur këtë numër votash, Sako u shpreh se...