11 maji, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qarkun e Kukësit ndiqet nga vëzhgues të OSBE/ODIHR

11 maji, procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në qarkun e Kukësit ndiqet nga vëzhgues të OSBE/ODIHR

Në Qarkun e Kukësit, procesi i shpërndarjes së bazës materiale për zgjedhjet ka nisur që në orën 15:00 në KZAZ 10, në Bashkinë Has. Kryetari i kësaj KZAZ, Met Tobli, për Top Channel ka njoftuar se gjithçka po shkon sipas planit të shpërndarjes dhe komisionerët janë paraqitur në kohë. Ai shtoi se pritet që në orën 18:00 të shpërndahen të gjitha materialet zgjedhore dhe se komisionerët do të paraqiten pranë qendrave të votimit që në orën 06:00 të mëngjesit. Në Bashkinë Has janë 28 qendra votimi (QV), me gjithsej 16,543 votues në listë. Më herët, KZAZ nr. 09 në Tropojë...
Burimi: Top-Channel.tv