Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
11 maji, Berisha vijon akuzat: Ministri i Jashtëm kërcënon vëzhguesit ndërkombëtarë që të ndryshojnë raportin
Kreu i PD Sali Berisha ka dalë sot me një tjetër akuzë të fortë ndaj qeverisë, duke e cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit 2025 si një “farsë elektorale” dhe “procesin më të diskredituar në 32 vite pluralizëm”. Në një deklaratë për mediat, Berisha ka publikuar një letë, sipas tij të dërguar nga ministri i Jashtëm Igli Hasani ndaj përfaqësuesve të misioneve ndërkombëtare të vëzhgimit, që sipas tij përbën një presion të paprecedent ndaj tyre për të ndryshuar tonin kritik të raportit për zgjedhjet. Letra, e datës 12 maj, është adresuar për Farah Karimi, koordinatore speciale e OSBE-së, si dhe...