Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
“11 Maji”/Berisha: Qeveria përdori mbi 500 milionë euro për qëllime elektorale
Kreu i PD, Sali Berisha ka ngritur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se ka përdorur mbi gjysmë miliard euro për qëllime elektorale gjatë fushatës për zgjedhjet e 11 majit 2025. Në një konferencë për media, Berisha theksoi se vetëm bashkitë kanë shpërndarë 57 milionë euro, ndërsa Fondi i Zhvillimit ka përdorur 10 milionë euro për fushatë. Berisha: Njëri nga aspektet më kriminale të farsës elektorale 11 maj 2025, ishte përdorimi i ngjarjeve, prokurimeve të cilat tejkalojnë mbi gjysmë miliardi euro për qëllime elektorale për të ndikuar votën e qytetarëve shqiptarë. Në periudhën janar gjer në 11 Maj, periudhë në të cilën ligji elektoral, neni 91/3 i tij ndalon prokurimet, ndalon ngjarjet, aktivitetet, organizimin e tyre, aktivitetet që mund të kenë ndikim në zgjedhje dhe sipas...