Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
11 bij e bija të fshatit Vajzë në Vlorë shpallen “Dëshmorë të Atdheut”, ministri Vengu: Me anëtarësimin në BE do të çojmë në vend amanetin e tyre
👁2713
Me rastin e 5 Majit, njëmbëdhjetë bij e bija të fshatit Vajzë në Vlorë, që ranë në periudha të ndryshme historike, në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit kombëtar u shpallën “Dëshmorë të Atdheut”. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu, i cili mori pjesë në ceremoninë e nderimit, tha para pasardhësve të dëshmorëve, përfaqësuesve të institucioneve dhe banorëve të zonës se, kjo nuk është thjesht një ceremoni nderimi, por një akt i drejtë moral dhe historik. Sipas ministrit Vengu, “shpallja e 11 bijve të fshatit Vajzë ‘Dëshmorë të Atdheut’ është një borxh, që historia u ka atyre që nuk jetojnë më e...