Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Plumba gome dhe gaz lotsjellës, Los Angeles akuzon Trump për protestat e dhunshme
Qendra e Los Angeles është shpallur zonë e “grumbullimit të paligjshëm” nga Policia, pasi protestat në qytet kanë hyrë në ditën e tretë me përplasje të dhunshme midis forcave të rendit dhe demonstruesve. Të paktën dhjetë persona janë arrestuar të dielën gjatë trazirave të shkaktuara nga bastisjet e zyrave të emigracionit të kryera nga autoritetet federale amerikane. Protestuesit, të irrituar nga veprimet e fundit të administratës Trump, bllokuan një nga autostradat kryesore të qytetit, çka çoi në ndërhyrjen e forcave të sigurisë me gaz lotsjellës dhe plumba gome për shpërndarjen e turmës. Në përgjigje të situatës, të paktën 300 pjesëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë janë vendosur në tre zona të ndryshme në Los Angeles, ndërkohë që 500 marinsa janë vendosur në një gjendje “gatishmërie...