Burimi: 
								Sot.com.al
								
							 
                                
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Zgjedhjet e 11 majit, kreu i Misionit të OSBE/ODIHR takohet me Celibashin
                            Kreu i delegacionit të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, Ambasadori Lamberto Zannier, zhvilloi sot një takim me Komisionerin Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, për të diskutuar mbi përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit 2025. Gjatë takimit, u prezantua një pasqyrë e plotë mbi procesin e regjistrimit, votimin nga jashtë dhe masat për garantimin e integritetit zgjedhor. Gjithashtu, u diskutua për bashkëpunimin me SPAK dhe Prokurorinë e Përgjithshme në luftën kundër krimeve zgjedhore dhe përdorimin e burimeve shtetërore në fushatë. Në vijim, OSBE/ODIHR zhvilloi takime edhe me trupat e tjera të KQZ, përfshirë Komisionin Rregullator dhe Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, duke synuar një vëzhgim të plotë dhe gjithëpërfshirës të procesit zgjedhor.
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                   