Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Rashford drejt Barcelonës, katalanasit i ofrojnë Man. United njërin nga yjet e tyre në këmbim të anglezit
8 Qershor 2025 18:39 Telesport Barcelona nuk heq dorë nga Marcus Rashford dhe po bën gjithçka për të transferuar sulmuesin anglez. Problemi i vetëm është se katalanasit nuk janë në gjendje financiare të paguajnë 47 milionë euro të kërkuara nga Manchester United. “Football365” raporton se Barcelona i ka propozuar Manchester United një shkëmbim të drejtpërdrejtë: Marcus Rashford në këmbim të Andre ter Stegen, por deri tani ende nuk ka një përgjigje nga “Djajtë e Kuq”. Ky mund të jetë një operacion me leverdi për të dy klubet, pasi Barcelona ka nevojë për një sulmues anësor dhe Rashford pëlqhet shumë nga Hansi Flick, në anën tjetër Ter Stegen mund të jetë zëvendësuesi ideal i Andre Onana. Portieri kamerunas duket se e ka mbyllur aventurën me “Djajtë...