Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërkesë për lirim në këmbim të pasurisë/ Veliaj nesër para Apelit për masën e sigurisë
Seanca e nesërme do të mbahet pasi ka një ankimim ndaj vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për vazhdimin e masës së sigurisë. Të hënën në orën 14:00 zhvillohet seanca gjyqësore në Gjykatën e Apelit për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. Objekti i kërkesës: “Ankim ndaj vendimit nr. 219 akti, datë 23.04.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Informacion 2 mujor për zbatimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, për personin nën hetim Erion Veliaj lidhur me hetimet paraprake për procedimin penal Nr. 27, të vitit 2024, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”. Ndaj Veliajt, rëndojnë 12 akuza për 4 vepra penale: -Korrupsion pasiv i funksionarëve të...