Meta i pandehur për aferën CEZ-DIA, “ortaku” i tij kërkon drejtësi! Kërkesa e Kastriot Ismailajt në Kushtetuese

Meta i pandehur për aferën CEZ-DIA, “ortaku” i tij kërkon drejtësi! Kërkesa e Kastriot Ismailajt në Kushtetuese

I vetmi i dënuar deri tani për skandalin me CEZ- DIA, teksa i pandehur është marrë edhe ish presidenti Ilir Meta, Kastriot Ismailaj nuk tërhiqet nga beteja me drejtësinë. Pasi ka humbur edhe në Gjykatën e Lartë, e cila një vit më parë vendosi të mos e pranonte rekursin e tij, Ismalaj kërkon pafajësi në Gjykatë Kushtetuese, edhe pse tashmë e ka lënë qelinë pas përfundimit të dënimit. Kushtetuesja e ka kaluar çështjen për shqyrtim në seancë plenare, që do të zhvillohet mbi bazë dokumentesh më 19 qershor. Kastriot Ismailaj është dënuar me 11 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda dhe pastrim parash. Ndërsa i janë konfiskuar rreth 4.5 milionë euro në 5 llogari të ndryshme bankare. Kastriot Ismailaj u arrestua në 12...