Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Adoleshenti shqiptar plagoset me thikë në Itali, e çojnë në spital në gjendje të rëndë
Një 16-vjeçar me origjinë shqiptare është plagosur rëndë pas një sulmi me thikë të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Vicenza, në një zonë afër qendrës historike të qytetit. I riu u godit me thikë në gjoks dhe aktualisht ndodhet i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv pediatrik të spitalit lokal. Edhe pse në gjendje të rëndë, jeta e tij nuk është në rrezik, bëjnë me dije autoritetet shëndetësore. Sipas informacioneve paraprake të forcave të rendit, autori i dyshuar është një tjetër i ri, ndoshta bashkëmoshatar i viktimës. Motivet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, por një nga pistat që po hetohet është tentativa për grabitje që përfundoi në dhunë. Hetuesit, megjithatë, nuk përjashtojnë as arsye të tjera pas agresionit. Dëshmitarë të rastësishëm që ndodheshin...