Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Thesarin” e gjetën në tokën e tyre! Historia e dy vëllezërve që u kthyen nga emigrimi, u bënë fermerë dhe eksportues.
Nga emigrantë në Greqi, në ndërmarrës të suksesshëm në bujqësi. Kjo është historia e dy vëllezërve Genci dhe Karafil Agaçi nga fshati Suk i Roskovecit. Ata sot janë ndër prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të perimeve në këtë zonë. Të kthyer në Atdhe në vitin 2013, ata nisën jetën dhe punën nga e para me vetëm dy dynymë sera. Me përkushtim dhe punë, ata zgjeruan çdo vit aktivitetin, duke e çuar sipërfaqen e kultivuar në mbi 40 hektarë tokë të mbjellë. Aktualisht janë në procesin e ngritjes së serave të reja në një sipërfaqe prej 50 dynymësh. “Kemi 12 vite që merremi me këtë punë. Fillimisht ndërtuam një serë të vogël, ndërsa sot kemi mbi 30 dynymë sera funksionale dhe jemi duke ndërtuar të...