VIDEO/ Kandidati për president qëllohet LIVE me dy plumba në kokë, pamjet të rënda

VIDEO/ Kandidati për president qëllohet LIVE me dy plumba në kokë, pamjet të rënda

Miguel Uribe Turbay, një nga kandidatët për president të Kolumbisë, u qëllua me armë gjatë një ngjarjeje fushate në Bogota më 7 qershor 2025. Sipas raportimeve, ai u godit tri herë, dy herë në kokë dhe një herë në gjurin e djathtë. Një i ri 15-vjeçar u arrestua në vendin e ngjarjes, duke mbajtur një armë zjarri. Uribe Turbay u transportua menjëherë në Spitalin Santa Fe, ku iu nënshtrua një operacioni neurokirurgjikal dhe vaskular. Në orët e para të mëngjesit, familja e tij njoftoi se operacioni kishte përfunduar me sukses, por ai vazhdon të jetë në gjendje kritike. Ky sulm ka tronditur thellësisht politikën kolumbiane dhe ka nxitur reagime të forta nga të gjitha spektrat politikë. Presidenti i majtë, Gustavo Petro, e dënoi ashpër ngjarjen,...