TSMC do të prodhojë çipet e saj në SHBA

TSMC do të prodhojë çipet e saj në SHBA

Gjiganti botëror i çipeve TSMC tha ditën e Hënë se do të investonte 100 miliardë dollarë në SHBA ku do të ndërtohen pesë fabrika të prodhimit të çipeve. Tajvani ruan një pozicion dominues në prodhimin e çipeve të cilët përdoren nga smartfonët, tek makinat e madje avionët luftarakë. Shtetet e Bashkuara janë shprehur të shqetësuara për varësinë e krijuar nga vendi ishullor sovraniteti i të cilit herë pas here kërcënohet nga Kina. Taiwan Semiconductor Manufacturing Co është prodhuesi më i madh në botë i kontraktuar i çipeve dhe një prej furnizuesve kryesorë të gjigantëve teknologjik Amerikan. Gjatë bërjes publike Trump tha se Shtetet e Bashkuara duhet të prodhojnë çipe dhe gjysmëpërçues në vend dhe se është çështje e sigurisë kombëtare. Apple, Nvidia, Qualcomm dhe AMD...