66 të vrarë në Gaza gjatë sulmeve ajrore izraelite në ditën e dytë të Bajramit

66 të vrarë në Gaza gjatë sulmeve ajrore izraelite në ditën e dytë të Bajramit

Të paktën 66 palestinezë janë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore izraelite mbi Rripin e Gazës në ditën e dytë të Bajramit. Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, një nga sulmet më të rënda ndodhi në fshatin Sabra, ku u raportua për 15 viktima dhe 50 të plagosur. Forcat izraelite kanë dhënë gjithashtu urdhër për zhvendosjen me forcë të dhjetëra mijëra palestinezëve nga veriu i Gazës, përfshirë zona të qytetit të Gazës dhe kampin e refugjatëve Jabalia. Paralelisht, ushtria izraelite ka vazhduar për ditën e dytë shembjen e ndërtesave në kampin e refugjatëve Tulkarem në Bregun Perëndimor të okupuar, duke ndjekur një plan që synon rrënimin e 106 ndërtesave në këtë kamp dhe në atë të Nur Shams. Sipas raportimeve të Al Jazeera, banorëve u janë...