Burimi:
Zeri.ai
Foto © Zeri.ai
Përplasja e Anuela Ristanit me “Piranjat”, Unioni i Gazetarëve: Dënojmë fyerjet!
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë Kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës e ka detyrim ndjesën publike dhe reagimin moral të nëpunëses së kapur në flagrancë Unioni i Gazetarë Shqiptarë është i shqetësuar nga sjellja publike para gazetarit dhe operatorit të emisionit “ Piranja”, e cila u transmetua në emisionin e radhës të përgatitur nga redaksia me të njëjtin emër. Gjuha e komunikimit, reagimet verbale dhe sidomos ikja nga përgjigjet e zyrtares nga zonja A. Ristani, përbëjnë një akt të pastër të arrogancës, ikjes nga detyrimi për përgjigje specifike, mungesës së sinqeritetit publik dhe kalimi në fyerje, stigmatizime dhe akuzimi pa të drejtë ndaj reporterit këmbëngulës Edon Kuqi. Ndjekja rigoroze e reporterit dhe operatorit e një përdorimi personal dhe familjar të mjeteve të administratës...