Edi Paloka: Menduam se do fitonim prej Donald Trump, por ky popull shitet për bukën e gojës

Edi Paloka: Menduam se do fitonim prej Donald Trump, por ky popull shitet për bukën e gojës

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 të moderuar nga Nisida Tufa, për zgjedhjet e 11 Majit. Paloka tha se pa një qeveri teknike dhe pa largimin e kryeministrit Rama nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri. Ai tha se mendonin që PD mund të fitonin zgjedhjet prej Donald Trump, por populli shitet për bukën e gojës. Nisida Tufa: Çfarë sollën zgjedhjet e 11 majit? Edi Paloka: Zgjedhjet e 11 majit sollën një konfirmim të asaj që po ndodh prej 12 vitesh në Shqipëri nën qeverisjen Rama, që ishte paralajmëruar prej nesh dhe jo vetëm prej nesh, të paktën në dy deklarata të Partive Popullore dhe atyre të qendrës së djathtë evropiane...