Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
NATO – Spanja kundërshton rritjen e shpenzimeve ushtarake, amerikanët këmbëngulin për 5 për qind
Në fund të muajit, në Hagë do të mbahet samiti i NATO-s, ku një nga temat kryesore do të jetë rritja e shpenzimeve për mbrojtjen në pesë për qind të GDP-së, gjë që mund të pengohet nga qëndrimi i qeverisë spanjolle, e cila refuzon të shpenzojë më shumë se dy për qind. Tashmë dihet se do të jetë e vështirë të arrihet pajtimi i të gjitha qeverive për një objektiv kaq ambicioz. Sipas mediave spanjolle, ndër kritikët më të zëshëm është pikërisht Spanja, qeveria e së cilës nuk dëshiron të shpenzojë më shumë se dy për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen. “Besojmë se dy për qind do të mjaftojë për të përmbushur detyrimet që kemi marrë përsipër”, deklaroi ministrja spanjolle e Mbrojtjes,...