Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Radhë të gjata në Qafë Thanë, shqiptarët e Maqedonisë së Veriut vijnë për ndeshjen dhe fundjavën
Që në orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune është vënë re fluks i shtuar në pikat e kalimit kufitar. Lëvizje të shumta ka pasur në doganën e Qafë Thanës, ku shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, nga Kërçova, Struga, Tetova e më gjerë, kanë zgjedhur të vijnë në Shqipëri për të ndjekur ndeshjen e kombëtares Shqipëri-Serbi, por edhe për të kaluar fundjavën. Ata thonë se janë ndjekës të rregullt të ndeshjeve të kombëtares, ndërsa shprehen të bindur për fitoren e kuqezinjve. Në Qafë Thanë këtë të shtunë është punuar me tre sportele në hyrje dhe tre në dalje për të përballuar fluksin, por sërish janë krijuar radhë të gjata për shkak të numrit të lartë të mjeteve. /vizionplus.tv