Opinion / Humbini të gjitha, veç na e jepni këtë kënaqësi sonte…

Opinion / Humbini të gjitha, veç na e jepni këtë kënaqësi sonte…

Nga çdo pikëpamje që ta shohësh, ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila luhet sonte në “Arena Kombëtare”, nuk është thjesht një 90-minutësh futbolli. Është shumë më tepër. Është përballje emocionesh të mbledhura ndër vite. Është gjuhë e pashkruar e një historie të dhimbshme, por edhe krenare. Është thirrje e heshtur që del nga telat e shpirtit kolektiv shqiptar: “Humbini të gjitha (ndeshjet e tjera kualifikuese në grup), veç na e jepni këtë kënaqësi sonte (fitoren)!” Në sfondin e kësaj ndeshjeje qëndron një pikturë… Jo rastësisht. Ajo qëndron si kujtesë. Si paralajmërim. Si flamur nderimi për ata që ecën drejt lirisë me pushkën mbi supe dhe flamurin në dorë, ndërsa pas tyre vinte një popull i tërë. Në një nga sallat ku vizitorët shohin këtë pikturë historike shqiptare,...