“Nxehen” çmimet në bregdet, stepen blerësit e huaj

“Nxehen” çmimet në bregdet, stepen blerësit e huaj

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Çmimet e apartamenteve në zonat bregdetare të Shqipërisë vijojnë të rriten. Shtrenjtimet më të larta janë regjistruar në Lungomare, Radhimë dhe Orikum, në Vlorë. Sipas të dhënave nga agjencitë e pasurive të patundshme, në vijën e dytë të ndërtimit në Lungomare, çmimet e shitjes janë rritur me 33 deri në 67% krahasuar me një vit më parë. Nga 1,500 euro/m², këtë vit çmimet variojnë nga 2,000 deri në 2,500 euro/m². Në vijën e parë të ndërtimit, çmimet arrijnë nga 2,500 deri në 3,500 euro/m², për shkak të mungesës së ofertës dhe kërkesës së lartë. Në Radhimë, që prej vitit 2023, vijojnë zhvillimet me projekte të reja. Çmimet aktualisht variojnë nga 2,000 deri në 3,000 euro/m², krahasuar me 1,500–2,000 euro/m² në vitin 2024, që...