Përplasje spiunësh në Ballkan, zbulohet skenari: MI6 luftë ndaj Rusisë në Serbi, Kosovë dhe Bosnje

Përplasje spiunësh në Ballkan, zbulohet skenari: MI6 luftë ndaj Rusisë në Serbi, Kosovë dhe Bosnje

Një përplasje e fortë spiunazhi lindje-perëndim paralajmërohet në Ballkan. Gazetari rus, Igor Korotçenko, njëkohësisht ekspert ushtarak dhe kryeredaktor i revistës “Mbrojtja Kombëtare”, duke cituar burime të tij, pretendon se “Britanikët do t’i përgjigjen Rusisë në mënyrë asimetrike – dhe jo vetëm përmes Ukrainës, por edhe në Ballkan (Serbi, Mali i Zi, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë)”. Ai ndjek linjën e Beogradit me akuzën ndaj perëndimit se ka për qëllim një grusht shteti në formatin e “revolucionit me ngjyra”, për të sjellë opozitën serbe në pushtet. “MI6 ka pozicione të mira operacionale në Ballkan, agjentë të kualifikuar, rezidentë me përvojë (disa madje kanë përvojë operacionale në pozicione drejtuese nga Ambasada Britanike në Moskë). Çështja kryesore është aftësia, para së gjithash, e Agjencisë Serbe të Sigurisë dhe Informacionit...