Burimi: 
								Javanews.al
								
							 
                                
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Përplasja Trump-Musk! Kush mund t’i bëjë më shumë dëm tjetrit?
                            Përralla e Ezopit është e shekullit të gjashtë para Krishtit, por ruan gjithë aktualitetin e saj edhe në botën hiperteknologjike të shekullit 21. Vështirë të thuash, mes Donald Trump-it dhe Elon Musk-ut, kush është bretkosa dhe kush akrepi që e pickon duke shkaktuar vdekjen e të dyve: reagimi i ashpër kundër një ish-miku, kalimi rrufeshëm nga deklaratat e dashurisë te urrejtja, ajo përzierje arrogance, narcisizmi dhe ndjesie të gjithëfuqishme që i shtyn në një përshkallëzim kërcënimesh të ndërsjella pa kufij, mund t’i bëjnë shumë dëm presidentit të Shteteve të Bashkuara, por mund të çojnë edhe në rrëzimin e perandorisë industriale të njeriut më të pasur në botë. Steve Bannon, armiku i betuar i Musk-ut dhe një nga fanatikët e krahut tradicionalist të MAGA-s, ka shkuar aq larg...
							
								
									 
								
							
                        
                                                    
                        
                        
                         
                 
                             
                             
                             
                             
                             
                             
                        
                        
                        
                        
                    
                    
                    
                    
                   