Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Tonali i “mbyll derën” Juventusit: Jam shumë mirë në Angli
Ish-mesfushori kuqezi Sandro Tonali, ka hedhur poshtë çdo mundësi të rikthimit të tij sëshpejti në Serie A. Lojtari i Njukasëllit duke folur për “Sky Sport” tha se është mjaft i lumtur në Angli dhe nuk sheh asnjë arsye për të ndryshuar skuadër këtë sezon. “Jam i lumtur aty ku jam tani. Kam gjetur njerëz që më duan dhe që i dua, nuk dua ta prish këtë ekuilibër”. Deklarata e tij vjen mes spekulimeve për një rikthim në Serinë A, por vetë lojtari ka bërë të qartë se e ardhmja e tij për momentin është në Premier Ligë. Kështu, Juventusi duhet të bëjë plane të tjera për të gjetur një mesfushor të ri si objektiv në merkato edhe pse alternativat nuk mungojnë.