Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit, emigrantë nga Palestina, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Uniformat blu kanë finalizuar operacionin e koduar “Aksi ”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi: D. B., 37 vjeç, banues në Tiranë. “Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Aksi ”, si rezultat i të cilit u arrestua në...