“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

Në panelin e radhës me katër arkitektë në Festivalin “Bukë & Zemër”, foli arkitekti kilian Alejandro Aravanea, i cili ka projektuar edhe atë që pritet të jetë kulla më e lartë në Tiranë. Duke e krahasuar Shqipërinë me vendin e tij të lindjes, ai veçoi një gjë që i ka bërë përshtypje këtu. Theksoi se Shqipëria e ka potencialin të kthehet në model për Europën e përtej. “Më kujtohet koha kur m’u desh ta lija arkitekturën prej zhgënjimit. Klientët ishin aq të këqinj, sa mendoja se nuk isha i duhuri. Hapa një bar, asnjëri nga të punësuarit s’kishte diplomë gjimnazi. Megjithatë ishim në një lagje paksa të ashpër dhe duhet të mbyllnim dyert, na dukej sikur ishim njerëz prej një fisi, kishin dijeni për atë...