107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri, vlera e trgut arrinte në 1.2 milionë euro, 2 persona në kërkim
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit. Në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të një kontejneri të ardhur nga Kanadaja, brenda të cilit ndodheshin 2 automjete dhe 1 kamper, u ushtrua kontroll i imtësishëm. Gjatë kontrollit të kamperit, në hapësira të modifikuara dhe të mbuluara me veshje druri, u gjetën të fshehura 190 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa “Gelato”, me peshë totale 107.7 kg. Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar përllogaritet në treg në rreth 1.2 milionë...
Burimi:
vizionplus.tv