Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Sfida Shqipëri-Serbi/ Flet futbollisti shqiptar: Objektivi madhor, kualifikimi në Botëror
“Përballja e radhës ka një tjetër peshë dhe rëndësi”, tha futbollisti Balaj. Në prag të ndeshjes Shqipëri–Serbi, protagonisti i sfidës historike në Beograd, Bekim Balaj, ndau emocionet dhe përjetimet e asaj mbrëmjeje të paharrueshme. Ndërsa u bëri thirrje lojtarëve të tregohen të përmbajtur dhe të fokusuar për të arritur objektivin madhor: kualifikimin në Botëror. “Është një ndeshje që gdhendet e mbet në memorie, mund të them që edhe në atë ndeshje për rrethanat që ishin djemtë bënë maksimumin e treguan që edhe të pakët në numër nuk na mungoi asgjë për të ruajtur simbolet tona.Ndoshta në këtë moment jemi në një situatë ndryshe por është madhore për ne sepse Serbinë mund ta shohim si rivalin tonë direkt për kualifikim. Një ëndërr që mund ta bëjmë...