Altin Qato: Strategji e re për rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve

Altin Qato: Strategji e re për rritjen e sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato informoi sot mbi masat e marra për rritjen e sigurisë rrugore në vend dhe uljen e numrit të aksidenteve. Në një intervistë televizive, Qato u shpreh se hapja e Qendrës Kombëtare të Monitorimit të Trafikut do të rrisë evidentimin e shkeljeve rrugore, ndërkohë që do të sjellë edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për zbatimin e rregullave. “Në vitin 2009 kishim 324 aksidente me pasojë, kurse vjet ishin 175. Dhe jemi duke avancuar me strategjinë e re të Policisë Rrugore, e cila është duke u hartuar. Kemi punuar me të gjithë faktorët që kanë të bëjnë me sigurinë rrugore, ne synojmë që të arrijmë objektivin, ta ulim këtë shifër”, tha ai. Sipas Qatos synimi është zero aksidente dhe ky është objektivi...