Demokratët kërkojnë hetim për Trump nëse është në dosjet e Epstein

Demokratët kërkojnë hetim për Trump nëse është në dosjet e Epstein

Demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve po i pyesin Departamentit të Drejtësisë dhe FBI-së nëse është e vërtetë, siç pretendon tani Elon Musk, që Presidenti Trump është në dosjet e Epstein, ka mësuar Axios. Është shembulli më i qartë deri më sot se si grindja shumë publike midis presidentit dhe ish-zëvendësit të tij, po u shkon për shtat kundërshtarëve politikë të Trump. Trump “është në dosjet e Epstein”, shkroi Musk të enjten në një postim në X, duke shtuar, “Kjo është arsyeja e vërtetë pse ato nuk janë bërë publike”. Drejtori ekzekutiv i Teslës bëri thirrje gjithashtu që Trump të shkarkohet nga detyra, një qëndrim që edhe shumë demokratë ngurrojnë ta marrin. Në një letër drejtuar Prokurores së Përgjithshme Pam Bondi dhe Drejtorit të FBI-së Kash Patel, të cilën e ka siguruar...