Aleati kyç i Trump: Musk duhet të deportohet menjëherë nga SHBA-ja

Aleati kyç i Trump: Musk duhet të deportohet menjëherë nga SHBA-ja

Steve Bannon, një ish-strateg kryesor i Shtëpisë së Bardhë dhe aleat kyç i Presidentit Donald Trump, sugjeroi të enjten që miliarderi i teknologjisë Elon Musk të deportohet nga SHBA-të. “Ata duhet të fillojnë një hetim formal për statusin e tij të emigracionit, sepse unë jam i bindur fuqimisht se ai është një i huaj i paligjshëm dhe duhet të deportohet menjëherë nga vendi”, tha Bannon në një intervistë telefonike me The New York Times. Ai tha se administrata Trump duhet të hetojë gjithashtu përdorimin e drogës nga Musk dhe përpjekjen e tij për të marrë një informacion të klasifikuar mbi Kinën nga Pentagoni, sipas raportit. Komentet e tij erdhën pasi një përplasje mbi politikat publike midis Trump dhe Musk u përshkallëzua ndjeshëm të enjten, duke...