“Berisha po justifikon veten para demokratëve”, gazetari: Pretendon pa prova e fakte për vjedhje votash

“Berisha po justifikon veten para demokratëve”, gazetari: Pretendon pa prova e fakte për vjedhje votash

Edhe pse Partia Demokratike mori një rezultat të thellë humbës në zgjedhjet e zhvilluara në vend, ish-kryeministri Sali Berisha në daljet e tij, vijon të pretendojë për vjedhje votash. Në një intervistë në “Edicioni i Fundit”, në ABC News, gazetari Fatos Mahmutaj u shpreh se rezultati ka dalë dhe Shqipëria e ka marrë rrugën e saj. Ndërsa për kreun e PD Sali Berisha, Mahmutaj tha se është drejt vdekjes politike dhe se më 11 maj mori goditjen e fundit nga shqiptarët. “Berisha do të justifikohet përpara ndjekësve të tij duke pretenduar që është abuzuar me votat. Ai ka treguar në 35 vite që ka bërë politikë antishqiptare. Berisha vazhdon me gënjeshtrat dhe mashtrimet që besoj as vetë nuk i besoj thjesht për t’u thënë ndjekësve...