Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Historianët në konferencë shkencore për diasporën shqiptare dhe çështjen e Kosovës 1912-2008
Konferenca shkencore me temën “Diaspora shqiptare dhe çështja e Kosovës 1912-2008” mblodhi historianë e studiues në Prishtinë. Konferenca u mbajt në datat 3 dhe 4 qershor dhe u organizua nga Instituti i Historisë “Ali Hadri”, Prishtinë, në bashkëpunim me Institutin e Historisë, Tiranë, pjesë e Akademinë së Shkencave të Shqipërisë, dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve, Shkup. ASH shprehet se nga Instituti i Historisë, Tiranë (ASHSH), morën pjesë drejtori i këtij instituti prof. dr. Hamit Kaba, akad. Marenglen Verli; akad. Beqir Meta; prof. dr. Romeo Gurakuqi, prof. Ledia Dushku, prof. asoc. Gjon Boriçi, dr. Eduart Caka, prof. asoc. Sali Kadria, dr. Eralba Çiraku, dr. Jorina Verli. Gjatë katër seancave të kësaj konference, rreth 50 studiues trajtuan rolin dhe kontributin e diasporës shqiptare...