Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mbështetja për fermerët / Mbi 69 mijë aplikime, brenda 30 ditëve përzgjidhen përfituesit
Më shumë se 69 mijë fermerë kanë aplikuar këtë vit për të përfituar nga skema kombëtare e mbështetjes për bujqësinë. Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillimin Rural dhe Bujqësor, Ardita Kuçi, deklaroi se kjo është një shifër më e lartë krahasuar me vitet e mëparshme, ndërsa theksoi se skema e këtij viti vjen me disa risi në procedura dhe kritere përzgjedhjeje. “Nga momenti i mbylljes së thirrjes, afishohen në faqen zyrtare të internetit listën e aplikimeve të kualifikuara por që mund të kenë edhe mangësi dokumentacioni. Të gjithë fermerët që gjejnë vetën në këto lista, janë të ftuar që brenda një afati prej 30 ditësh të dorëzojnë dokumentet e munguara në zyrat qendrore të AZHBR apo në agropikat që ndodhen në të gjithë territorin...