“Sot më erdhi neveri”/ Sula “shpërthen” ndaj demokratëve: Qeshnin sot në Kuvend, për një rrogë…

“Sot më erdhi neveri”/ Sula “shpërthen” ndaj demokratëve: Qeshnin sot në Kuvend, për një rrogë…

Deputeti i Kuvendit Dashnor Sula foli sot në  një emision televiziv pas seancës parlamentare, duke kritikuar kolegët e tij të Partisë Demokratike. Sula tha se u ndje i neveritur që ata u shfaqën të qeshur në Kuvend, dhe se tashmë ndihen të qetë vetëm sepse kanë siguruar rrogën edhe për 4 vite të ardhshme. “Unë nuk e kam kafshuar gjuhën për atë që mendoj se do jetë e drejtë. Berisha dhe njerëzit e tij në shtator do jenë në Kuvend dhe do marrin rrogën. Demokratët janë rrugëve dhe po zhduken sepse nuk kanë shpresë. Nëse PD nuk është në terezi… do vazhdojë në këtë rrugë? Do mbahet pas premtimeve të Berishës? Ndihem i neveritur në qasjen e ish-kolegëve të mi, të cilët vetëm për një...