Albin Kurti njofton rritjen e pagesave për nënat lehona dhe pagave të shtetit

Albin Kurti njofton rritjen e pagesave për nënat lehona dhe pagave të shtetit

Edhe pse në detyrë pas dorëheqjes së paraqitur më 15 prill, Kryeministri Albin Kurti dhe kabineti i tij kanë vijuar të marrin vendime me ndikim social. Në mbledhjen e 261-të të Qeverisë së Kosovës, Kurti shpalli rritjen e shtesave për nënat lehona si dhe rritjen e pagave për nëpunësit civilë.“Qeverisja e mirë ka në qendër mirëqenien e jetës së qytetarëve dhe zhvillimin e vendit,” deklaroi Kurti, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme për nënat e reja.Sipas vendimit të ri, shtesat mujore për nënat lehona do të rriten nga 170 euro në 325.9 euro, që përkon me vlerën neto të pagës minimale të re. Kjo rritje do të aplikohet si për gratë papunësuara, të cilat marrin këtë shtesë për gjashtë muaj, ashtu edhe për ato në marrëdhënie...