Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dëshmia tronditëse e Alibejt: Policia nuk vepronte, ndaj edhe mora rolin e shtetit. Kisha akses në TIMS
Në seancën e fundit gjyqsore, Erjon Alibej ka dhënë një dëshmi të detajuar dhe tronditëse lidhur me masakrën e Bradasheshit, ku humbën jetën vëllai i tij, Endrit Alibej, xhaxhai Arben Dylgjeri, dhe një shtetas turk. Alibej ka deklaruar para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) se është detyruar të marrë vetë rolin e hetuesit dhe prokurorit për zbardhjen e ngjarjes, duke akuzuar policinë për mungesë veprimi. Sipas Alibejt, ai ka grumbulluar të gjitha informacionet e nevojshme pas ngjarjes dhe ia ka dorëzuar ato drejtësisë pas vetëdorëzimit të tij. Një nga zbulimet më të rënda të dëshmisë së tij ishte pohimi se ai ka pasur akses në sistemin TIMS (Sistemi i Menaxhimit të Informacionit të Trafikut Kufitar) përmes një zyrtari policie. “Kisha...