Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha e nxiu Shqipërinë në Bruksel, Tabaku i bën avokaten: Nuk është antishqiptar, por tregoi kush krijon barriera
Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se zgjedhjet e 11 majit ishin një mundësi e humbur për Shqipërinë. Nga foltorja e Kuvendit, Tabaku i doli në ‘mbrojtje’ Sali Berishës, teksa tha se nuk është antishqiptar ai që ngre shqetësimet për vendin, por ai që i kthen në një “barrierë” që pengon avancimin drejt BE-së. Thumboi maxhorancën teksa tha se sot duhet të ishin në parlament të gjithë, me energjinë e fitores. “Keqardhje që e shoh parlamentin të zbrazur, sidomos nga maxhoranca që duhet të kishte ardhur me energji pas kësaj fitoreje që fatkeqësisht nuk reflektohet as në sallë kuvendi, as në komisionet parlamentare dhe askund. Sot nisi në një debat për procesin e integrimit, për atë që PE diskutoi dje dhe për zgjedhjet. Në Komisionin e...