“Pasaporta europiane e vula institucionesh”, SPAK zbërthen grupet me bazë në Tiranë. 37 të pandehur

“Pasaporta europiane e vula institucionesh”, SPAK zbërthen grupet me bazë në Tiranë. 37 të pandehur

Struktura e Posaçme AntiKorrupsion ka çuar për gjykim 37 persona, anëtarë të dy grupeve kriminale. Siç bën me dije SPAK përmes njoftimit zyrtar, ata akuzohen për disa vepra penale, nga “ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “falsifikim dokumentesh” e deri te “grup i strukturuar kriminal”. Nga hetimet, rezulton se nga viti 2022 deri në 2024-ën, ata kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kyesisht të shtetasve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. Të pandehurit janë: Bashkim Sulaj,Njazi Ademaj,Fitim Rama,Xhelal Krasniqi,Rrezart Domi,Ylli Brahimaj,Osman Luca,Artur Mici,Emiljan Marashi,Adrian Mema,Jugert Gashi,Maksim Domi,Arsen Caka,Gridi Elezi,Behar Rexha,Deila Qama,Arnold Shahu,Fatmir Stankova,Arben Rushiti,Ylli Çaushaj,Eriola Spaho,Murat Gjuniku,Bajram Xhaja,Bardhyl Imeri,Roland Islamaj,Amarildo Luca,Robert Gjika,Artid Shtylla,Leonard Lama,Xhelil Alla,Besnik Lumaj,Dritan Cena,Altin Neli,Redi Salaj,Behar Nuhiallari,Azem Canaj,Perlat Canaj.Mësohet se...