Burimi: 
								Vizionplus.tv
								
							
                                    Foto © Vizionplus.tv                                
                            “11 maji farsë”, Balla i përgjigjet Nokës: Në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin “Basha”, po turpëroheni çdo ditë
                            Pretendimeve të sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka për blerje votash më 11 maj dhe grabitje të pushtetit, iu përgjigj ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla. Balla ironizoi opozitën lidhur me “nenin Basha”, i shpallur nga Berisha në nëntor 2021. Kreu i PD-së deklaroi asokohe se nëse një kryetar i Partisë Demokratike do të humbë zgjedhjet, atëherë ai do të duhet t’i thotë lamtumirë partisë. Pas humbjes në zgjedhjet e 11 majit, Berisha nuk u dorëhoq dhe deklaroi se do të vijojë betejën për t’i siguruar shqiptarëve votën e lirë. Taulant Balla: E kuptoj që në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin Basha. E kuptoj shumë mirë gjithçka që jeni duke bërë, edhe përpjekjen tuaj në KQZ ku...