Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Opozita kërkon ndërprerjen e seancës plenare, Bardhi: Nuk mund të nisë pa kuorumin minimal, thërrisni deputetët
Kreu i grupit parlamentar të opozitës, Gazment Bardhi, ka kërkuar ndërprerjen e seancës plenare në Kuvend, duke theksuar se ajo nuk mund të nisë pa u siguruar kuorumi minimal i nevojshëm. “Sipas rregullores dhe çdo organi kolegjial, mbledhja e Kuvendit nuk mund të fillojë pa patur minimalisht 70 deputetë në sallë. Është përgjegjësia e Kryetares që të nisë seancën vetëm kur ky kuorum është i plotësuar,” u shpreh Bardhi. Ai i kërkoi kryetares së Kuvendit të ndërpresë seancën dhe të njoftojë deputetët, për të garantuar pjesëmarrjen e nevojshme. “Kur nis mbledhja e Kuvendit, duhet të jenë të paktën 70 deputetë. Kështu që ndërprisni seancën, njoftoni deputetët dhe pastaj fillojmë,” theksoi ai. Edhe Flamur Noka dha të njëjtin argument, duke theksuar se “keni nisur seancën në...