Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
UEFA dërgon arbitra italianë për supersfidën e zjarrtë ballkanike, Shqipëri-Serbi
Tirana përgatitet të presë një nga ndeshjet më të ndezura të këtyre eliminatoreve të Kupës së Botës 2026. Më 7 qershor, “Arena Kombëtare” do të jetë skena ku do të përplasen Shqipëria dhe Serbia; jo thjesht për tri pikë, por për krenari, histori dhe një vend në Botërorin e vitit të ardhshëm. Për ta mbajtur këtë duel nën kontroll, UEFA ka zgjedhur një emër të njohur në arbitrim, italianin Davide Massa. Me 43 vite mbi supe dhe mbi një dekadë eksperiencë në Serie A, Liga e Kampioneve dhe ndeshje me peshë në arenën ndërkombëtare, Davide Massa nuk është fytyrë e panjohur për futbollin europian. I qetë, me autoritet dhe i mësuar të drejtojë ndeshje me presion të lartë, italiani është një nga arbitrat që UEFA...