Vrasje makabër në Itali! Pa kokë dhe trup i djegur, gjendet e pajetë eskorta rumune/ Rrëfehet autori: Po më shantazhonte

Vrasje makabër në Itali! Pa kokë dhe trup i djegur, gjendet e pajetë eskorta rumune/ Rrëfehet autori: Po më shantazhonte

Është zbardhur ngjarja makabre që tronditi opinionin publik në Itali: trupi i Maria Denisa Paun, e njohur edhe si “Adas”, eskortës rumune 30-vjeçare që jetonte në Romë, u gjet më 4 qershor në një zonë të pyllëzuar pranë një shtëpie të braktisur në Montecatini Terme. Trupi ishte fshehur midis shkurreve, pa kokë dhe i djegur pjesërisht. Denisa ishte zhdukur natën e 15 majit në Prato. Vetëm pak orë pas zbulimit makabër, Karabinierët arrestuan një 32-vjeçar rumun, Vasile Frumuzache, banues në Monsummano Terme, i martuar dhe me dy fëmijë. Ai punonte si roje sigurie dhe konsiderohej i armatosur e shumë i rrezikshëm. Arrestimi u bë në një operacion të koordinuar nga njësitë speciale GIS dhe Prokuroria e Pratos, shkruajnë mediat italiane. Frumuzache e ka pranuar autorësinë...