Burimi: 
								Syri.net
								
							
                                    Foto © Syri.net                                
                            Aksident i rëndë në Fier, plagosen 3 persona
                            Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin Fier–Seman, në zonën e njohur si Fermë-Çlirim. Një automjet është përplasur me një mjet bujqësor, duke shkaktuar plagosjen e tre personave. Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit