Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Aksidenti masiv në Fier, u përplasën 7 makina
Një aksident ndodhi ditën e djeshme në autostradën Fier-Vlorë, në të cilin u përfshinë shtatë automjete. Uniformat blu njoftojnë se si pasojë e aksidentit ka rënë në pranga një 54-vjeçar dhe është proceduar penalisht një 20-vjeçar. Si pasojë e aksidentit u dëmtuan gjashtë persona, dy prej të cilëve vijojnë të jenë nën kujdesin e mjekëve. “Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e djeshëm, në bypass-in “Fier-Vlorë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 20 vjeç, banues në Skrapar, pasi automjetet e drejtuara prej tyre, u përplasën me 5 automjete të tjera. Nga aksidenti shkuan në spital gjashtë...